Bojkot i pjesshëm, qytetarët bojkotuan, por qarkullimi më i lartë se para një jave
A kishte të premten bojkot të pjesshëm apo më të madh të marketeve? Sipas të dhënave nga DAP qytetarët dje kanë blerë shumë më shumë sesa para shtatë ditëve, kur për herë të parë u realizua thirrja për bojkot të marketeve. Bojkoti nga një numër i madh i qytetarëve është për shkak të çmimeve të […] The post Bojkot i pjesshëm, qytetarët bojkotuan, por qarkullimi më i lartë se para një jave appeared first on InfoShqip.com.
![Bojkot i pjesshëm, qytetarët bojkotuan, por qarkullimi më i lartë se para një jave](https://www.infoshqip.com/wp-content/uploads/2023/09/market.jpg)
A kishte të premten bojkot të pjesshëm apo më të madh të marketeve? Sipas të dhënave nga DAP qytetarët dje kanë blerë shumë më shumë sesa para shtatë ditëve, kur për herë të parë u realizua thirrja për bojkot të marketeve. Bojkoti nga një numër i madh i qytetarëve është për shkak të çmimeve të larta të produkteve, para së gjithash të produkteve ushqimore. Në shifra, dje qarkullimi i marketeve ka qenë mbi një milion euro më i lartë sesa para një jave. Në përqindje kjo do të thotë se qarkullimi dje ka qenë për pothuajse 37% më i lartë nga e premtja e kaluar.
DAP – QARKULLIMI I 8 RRJETEVE MË TË MËDHA TË MARKETEVE
31 JANAR 2025 (E PREMTE) 1 858 428.73 EURO
07 SHKURT 2025 (E PREMTE) 2 947 778 EURO (+36.95%)
Nga DAP theksojnë se gjatë analizave të shifrave të bojkotit duhet qenë të kujdesshëm.
DREJTORIA PËR TË ARDHURA PUBLIKE
-Gjatë krahasimit të qarkullimit të evidentuar në fund të muajit përkatësisht ditëve 31.01.2025 dhe të premten 07.02.2025 duhet pasur parasysh faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në sjelljet konsumuese. Një prej këtyre faktorëve është se një pjesë e madhe e qytetarëve marrin paga dhe pensione në fillim të muajit, që krijon ndryshime edhe në sjelljen e tyre konsumuese.
Megjithatë nëse bëhen krahasime të uljes s qarkullimit të premteve, në krahasim me të enjtet, do të shihet se dje shumë më pak qytetarë kanë bojkotuar. Shifrat tregojnë se më 31 janar qytetarët në tetë zinxhirët më të mëdhenj të marketeve kanë blerë për pothuajse 1.6 milion euro më pak në krahasim me ditën paraprake ose 46.29%, ndërsa dje në krahasim me të enjten, 06.02.2025, qarkullimi ka qenë më i ulët për mbi 800 mijë euro apo për 22.12%.
DREJTORIA PËR TË ARDHURA PUBLIKE
30 janar 2025 ( e enjte) 3 459 872 euro
31 janar 2025 (e premte) 1 858 428 euro (-46.29%)
06 shkurt 2025 (e enjte) 3 785 232 euro
07 shkurt 2025 (e premte) 2 947 778 euro (-22.12%)
The post Bojkot i pjesshëm, qytetarët bojkotuan, por qarkullimi më i lartë se para një jave appeared first on InfoShqip.com.