Bashkëshorti i Jonidës ka disa fjalë emocionuese për babin e saj të ndjerë
Është ndarë nga jeta babai i aktores së njohur Jonida Vokshi. Lajmin e trishtë e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshorti i saj, Besnik Kapri, i cili i ka kushtuar një postim prekës, teksa shprehet se demenca e mpri ngadalë, por kurrë nuk arriti që të shuante dashurinë që kishte për ta. “Sot humbëm një […]
Është ndarë nga jeta babai i aktores së njohur Jonida Vokshi.
Lajmin e trishtë e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshorti i saj, Besnik Kapri, i cili i ka kushtuar një postim prekës, teksa shprehet se demenca e mpri ngadalë, por kurrë nuk arriti që të shuante dashurinë që kishte për ta.
“Sot humbëm një njeri të veçantë, jo vetëm babain e Jonidës, por një mik dhe një shpirt të dashur. Ai më deshi si djalin e tij, gjithmonë i sjellshëm, me kujtime të mbushura me muzikë dhe tregime.
Emi, cika ime, u rrit me përrallat dhe ninullat e tij që nga lindja.