Bastiset edhe një institucion ilegal në veri, policia jep detaje
Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar kanë ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, në kontrollin e një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV. Elshani tha se Prokuroria ka hapur rastin “Keqpërdorim i
![Bastiset edhe një institucion ilegal në veri, policia jep detaje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709909-bastiset-edhe-nje-institucion-ilegal-ne-veri-policia-jep-detaje.jpg)
![bastiset-edhe-nje-institucion-ilegal-ne-veri,-policia-jep-detaje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/709909-bastiset-edhe-nje-institucion-ilegal-ne-veri-policia-jep-detaje-1024x615.jpg)
Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar kanë ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, në kontrollin e një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV.
Elshani tha se Prokuroria ka hapur rastin “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.
“Sot rreth orës 11e30 Policia e Kosovës ka asistu zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorinë është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ka thënë Elshani./klankosova