Bastisje në komunën e Koçanit, po merren dokumentacione lidhur me diskotekën “Puls”

Për momentin në ndërtesën e Komunës së Koçanit kanë hyrë përfaqësues nga institucionet përkatëse, të cilët duhet të marrin dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me kompetencat e administratës komunale për lejet dhe funksionimin e disko-klubit “Pulse”. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë informacionin, por nga Prokuroria deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse […]

Mars 18, 2025 - 14:00
 0  5
Bastisje në komunën e Koçanit, po merren dokumentacione lidhur me diskotekën “Puls”

Për momentin në ndërtesën e Komunës së Koçanit kanë hyrë përfaqësues nga institucionet përkatëse, të cilët duhet të marrin dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me kompetencat e administratës komunale për lejet dhe funksionimin e disko-klubit “Pulse”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë informacionin, por nga Prokuroria deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse prokurorë të tyre kanë hyrë në ndërtesën e komunës.

Në diskotekën “Pulse” në Koçan, herët në mëngjes të dielën, nga një zjarr humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 të tjerë u lënduan. Ndër viktimat janë edhe anëtarë të bendit “DNK” që po performonte atë mbrëmje.