Bastisje në Strumicë, ndalohet një person
MPB njofton se me datë 17.07.2024 në ora 19:00 në fshatin Vasilevë, Strumicë, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës, ka ndaluar T.M. “Më pas me urdhër të gjykatës është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tij në fshatin Vasilevë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një kavanoz dhe disa […]
MPB njofton se me datë 17.07.2024 në ora 19:00 në fshatin Vasilevë, Strumicë, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës, ka ndaluar T.M.
“Më pas me urdhër të gjykatës është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tij në fshatin Vasilevë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një kavanoz dhe disa pako me marijuanë, disa pako amfetaminë dhe një peshore digjitale.
Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër T.M. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.