Batusha i VV-së: Draftin e Asociacionit duhet ta hartojnë institucionet e Republikës së Kosovës

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof. Batusha, thotë se fillimisht duhet të dihet nëse Serbia e ka pranuar marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, duke përmendur edhe letrën që Serbia e ka dërguar tek BE-ja. ‘’Se pari është mirë të sqarohet

tetor 11, 2024 - 21:00
 0  6
Batusha i VV-së: Draftin e Asociacionit duhet ta hartojnë institucionet e Republikës së Kosovës
batusha-i-vv-se:-draftin-e-asociacionit-duhet-ta-hartojne-institucionet-e-republikes-se-kosoves

batusha-i-vv-se:-draftin-e-asociacionit-duhet-ta-hartojne-institucionet-e-republikes-se-kosoves


Deputeti i VV-së, Agon Batusha, për FrontOnline, ka folur pas vizitës së emisarit amerikan në Kosovë, Aleksandër Kasanof.

Batusha, thotë se fillimisht duhet të dihet nëse Serbia e ka pranuar marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, duke përmendur edhe letrën që Serbia e ka dërguar tek BE-ja.

‘’Se pari është mirë të sqarohet publikisht se a është pranuar marrëveshja bazike e Brukselit dhe aneksi i Ohrit nga pala serbe. Sepse e dimë qe Qeveria e Serbisë ka dërguar letër në BE, ku nuk e pranon asnjërën nga marrëveshjet dhe deklaron ne atë letër që ka synime territoriale ndaj Kosovës’’ thotë ai.

Batusha thekson se me mos nënshkrimin e marrëveshjes nga Serbia, vihet në pikëpyetje zbatueshmëria e saj po nga vetë Serbia.

‘’E dyta, pse pala serbe nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse kjo ve ne pikëpyetje edhe zbatueshmerinë e saj nga vete pala serbe. E treta duhet te ketë një plan te dakorduar te sekuencimit per zbatimin e marrëveshjeve.’’ Thotë ai.

Për të, pa i përfunduar Serbia hapat e saj, Kosova i bie se duhet ta zbatoj një anshëm marrëveshjen që pala tjetër nuk e ka nënshkruar.

’Pa këto hapa i bie qe Kosova duhet te zbatoj njëanshëm një marrëveshje qe pala tjetër nuk e ka pranuar dhe nuk e pranon ekzistimin e vete marrëveshjes. Personalisht jam ithtar qe draftin e asociacionit duhet ta hartojnë institucionet e Republikës se Kosovës, ne përputhje me Kushtetutën, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial’’ thotë ai.

Batusha thotë se përderisa, Serbia nuk e dorëzon Milan Radojeçiqin dhe nuk i pranon marrëveshjet e arritura, vështirë se ka përparim në dialog.

‘’Prandaj, duke pare qe Serbia nuk po e dorëzon Radoicicin dhe nuk pranon marrëveshjet e arritura, atëherë vështire qe do ketë përparim ne dialog’’ thotë ai.