Emisari i ri amerikan: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, komplikojnë kapacitetet e ShBA-së për mbështetje

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, kanë komplikuar kapacitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta mbështetur Kosovën. Sipas  “REL”, ai këto deklarata i ka bërë gjatë takimit me disa gazetarë në Kosovë, në përfundim të vizitës së parë zyrtare në vend.

tetor 11, 2024 - 21:00
 0  7
Emisari i ri amerikan: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, komplikojnë kapacitetet e ShBA-së për mbështetje
emisari-i-ri-amerikan:-veprimet-e-pakoordinuara-te-qeverise-se-kosoves,-komplikojne-kapacitetet-e-shba-se-per-mbeshtetje

emisari-i-ri-amerikan:-veprimet-e-pakoordinuara-te-qeverise-se-kosoves,-komplikojne-kapacitetet-e-shba-se-per-mbeshtetje

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, kanë komplikuar kapacitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta mbështetur Kosovën.

Sipas “REL”, ai këto deklarata i ka bërë gjatë takimit me disa gazetarë në Kosovë, në përfundim të vizitës së parë zyrtare në vend.

“Në takimet e mia me presidenten dhe kryeministrin kam përsëritur dëshirën tonë për një partneritet më efektiv.

“Gjithashtu, jam shprehur i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave [nga Serbia në Kosovë] dhe që Kosova ka arritur të marrë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit” – citohet se ka thënë ai.

Tutje, Kasanof ka shtuar:

“Ne vazhdojmë të mbështesim edhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane, sidomos në kohën kur shohim aq ndryshime në Evropë. Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën. Kjo është diçka që ne duam ta avancojmë dhe duam të punojmë me Kosovën”.

Mes tjerash, emisari i ri amerikan ka theksuar se presin nga Kosova dhe Serbia t’i përmbushin angazhimet që kanë marrë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë këtu marrëveshjet e arritura.

Ai citohet të ketë thënë se këtu përfshihet edhe dërgimi i draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë këtij takimi, ai është pyetur edhe për mundësinë që zgjedhjet në ShBA të ndikojnë në çfarëdo mënyre në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor:

“Politika e jashtme e SHBA-së bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që do ta ndikonte llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike, kur bëhet fjalë për Kosovën”.

Ai ka theksuar se vitia e parë në Kosovë ishte “kryesisht një vizitë dëgjimore” dhe “për të mësuar më shumë për çështjet”.

“Kam mësuar shumë dhe ato informacione do t’i transmetoj kur të kthehem në Uashington.” – tha Kasanof.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka falenderuar zëvendës ndihmës sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof për vizitën e tij të parë në Kosovë.

Ambasadori amerikan përmes një shkrimi në rrjetin “X’, ka thënë se ka pasur diskutime të rëndësishme me liderë, qeverinë e mediat:

“Faleminderit Kasanof për vizitën e tij në Kosovë. Diskutime të rëndësishme me liderët dhe partnerët në qeveri, media, shoqëria civile dhe biznese se si të përmirësohet bashkëpunimi konstruktiv dhe të avancohet trajektorja evropiane e Kosovës, prosperiteti dhe siguria”.