Batusha për zgjedhjet në BE: Besojmë që të fitojnë forcat pro Kosovës, të merr fund qasja e pabalancuar ndaj nesh

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, njëherit anëtar në Komisionin për Integrim Evropian, për FrontOnline, beson se forcat politike pro Kosovës, do të jenë fituese të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. ‘’Zgjedhjet ne BE janë ne nje dinamikë qe nuk është parë me herët. Besojmë qe forcat politike pro Kosovës do të jenë ngadhënjimtarë’’, shprehet ai për […]

qershor 8, 2024 - 17:01
 0  5
Batusha për zgjedhjet në BE: Besojmë që të fitojnë forcat pro Kosovës, të merr fund qasja e pabalancuar ndaj nesh
batusha-per-zgjedhjet-ne-be:-besojme-qe-te-fitojne-forcat-pro-kosoves,-te-merr-fund-qasja-e-pabalancuar-ndaj-nesh

batusha-per-zgjedhjet-ne-be:-besojme-qe-te-fitojne-forcat-pro-kosoves,-te-merr-fund-qasja-e-pabalancuar-ndaj-nesh


Deputeti i VV-së, Agon Batusha, njëherit anëtar në Komisionin për Integrim Evropian, për FrontOnline, beson se forcat politike pro Kosovës, do të jenë fituese të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

‘’Zgjedhjet ne BE janë ne nje dinamikë qe nuk është parë me herët. Besojmë qe forcat politike pro Kosovës do të jenë ngadhënjimtarë’’, shprehet ai për FrontOnline.

Batusha, thekson se Bashkimi Evropian, duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e saj në dialogun Kosovë-Serbi.

’Mendoj qe BE duhet te nxjerrë mësime nga gabimet e saja në dialogun Kosovë – Serbi’’, thotë ai.

Deputeti i VV-së, shprehet se qasja e pa balancuar e BE-së, duhet të marr fund dhe se shpreson që zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të sjellin pozitivitet.

‘’Qasja e pa balancuar natyrisht qe duhet te marre fund. Duam te besojmë që këto zgjedhje do te sjellin pozitivitet në ketë drejtim’’ përfundon Batusha për FrontOnline.