Zgjedhjet në PE, Konjufca u bën thirrje mërgimtarëve që t’i votojnë kandidatët shqiptarë

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në rrethanat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë në të cilat ndodhet Evropa sot, zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë më të rëndësishme se kurrë. Sipas Konjufcës, këto zgjedhje janë historike, pasi do të mund të determinojnë të ardhmen e BE-së mbase edhe në dekadat në vijim. Ai u […]

qershor 8, 2024 - 17:01
 0  7
Zgjedhjet në PE, Konjufca u bën thirrje mërgimtarëve që t’i votojnë kandidatët shqiptarë
zgjedhjet-ne-pe,-konjufca-u-ben-thirrje-mergimtareve-qe-t’i-votojne-kandidatet-shqiptare

zgjedhjet-ne-pe,-konjufca-u-ben-thirrje-mergimtareve-qe-t’i-votojne-kandidatet-shqiptare

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në rrethanat politike, gjeopolitike dhe të sigurisë në të cilat ndodhet Evropa sot, zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë më të rëndësishme se kurrë.

Sipas Konjufcës, këto zgjedhje janë historike, pasi do të mund të determinojnë të ardhmen e BE-së mbase edhe në dekadat në vijim.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që janë me të drejtë vote në vendet e BE-së që të dalin të votojnë për partitë proevropiane.

Konjufca në veçanti u bën thirrje mërgimtarëve që t’i votojnë kandidatët shqiptarë.

“Në këto zgjedhje nuk do të zgjedhën vetëm përfaqësuesit e qytetarëve të shteteve anëtare në Parlament, por do të dëshmohet edhe vendosmëria e Evropës në mbrojtjen e vlerave të saj fundamemtale të cilat sot po i kërcënohen drejtpërdrejtë nga pushtimi rus në Ukrainë. Prandaj, këto zgjedhje janë zgjedhje historike dhe do të mund të determinojnë të ardhmen e BE-së mbase edhe në dekadat në vijim. Një Bashkim Evropian unik në mbrojtjen e vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe dinjitetit të popujve dhe shteteve do të jetë arma më e fortë kundër Rusisë pushtuese dhe ideologjive fashiste”, shkroi Konjufca.

“Këto zgjedhje nuk do të jenë pa ndikim edhe mbi rajonin tonë i cili të vetmen rrugë të sigurt drejt paqes dhe prosperitetit e ka rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Shumë procese në Ballkanin Perëndimor do të varen nga qasja, qartësia dhe gatishmërisë e BE-së për t’i përkrahur vlerat e saj të lirisë e demokracisë në rajonin tonë. Një qasje e barabartë dhe e drejtë ndaj të gjithëve do të jetë esenciale në europianizimin përfundimtar të shteteve tona”.

“Prandaj, duke qenë të kësaj rëndësie, zgjedhjet europiane nuk do të jenë të rëndësishme vetëm për shtetet anëtare, por për të gjithë ne. Shumë shqiptarë që janë shtetas e me të drejtë vote në vendet e BE-së duhet të dalin e të votojnë në këto zgjedhje për partitë proeuropiane, por në veçanti t’i mbështesin kandidatët shqiptarë që sot garojnë nën siglen e shumë partive evropiane. Kandidatë si Muharrem Salihu, Adnan Dibrani e shumë shqiptarë të tjerë duhet ta kenë mbështetjen e mërgatës sonë, si përfaqësues të ardhshëm jo vetëm të interesave të diasporës sonë, por edhe të kombit dhe shteteve tona. Duke i votuar këta kandidatë, ne do t’i çojmë në Parlamentin Europian përfaqësues që do t’i mbrojnë vetë parimet dhe interesat e Evropës, sepse proeuropianizmi i shqiptarëve është në natyrën tonë kombëtare!”.