BDI: Deklarata skandaloze të Taravarit për kapjen e shtetit me konstrukcione politike

Bashkimi Demokratik për Integrim reagin ashpër ndaj deklaratave skandaloze të sotme të Arben Taravarit në lidhje me gjoja procese hetimore të krijuara, dirigjuara dhe orkestruara nga Qeveria ndaj oponentëve politik. Deklarata të tilla me konstrukcione politike përndjekëse u dhanë edhe në të kaluarën nga anëtarë të tjerë të Qeverisë pa legjitimitet etnik duke marrë kështu […] The post BDI: Deklarata skandaloze të Taravarit për kapjen e shtetit me konstrukcione politike appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 25, 2024 - 15:00
 0  6
BDI: Deklarata skandaloze të Taravarit për kapjen e shtetit me konstrukcione politike

Bashkimi Demokratik për Integrim reagin ashpër ndaj deklaratave skandaloze të sotme të Arben Taravarit në lidhje me gjoja procese hetimore të krijuara, dirigjuara dhe orkestruara nga Qeveria ndaj oponentëve politik.

Deklarata të tilla me konstrukcione politike përndjekëse u dhanë edhe në të kaluarën nga anëtarë të tjerë të Qeverisë pa legjitimitet etnik duke marrë kështu rolin e skenaristit, hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit.

Këto kërcënime me konstrukcione dhe përndjekje politike si dhe presione ndaj hetuesisë dhe prokurorisë nuk frikësojnë askënd, por shfaqin tendencën skandaloze dhe të papranueshme të ushtrimit të shtetit të kapur nga ana e qeverisë.

BDI mbështet sundim joselektiv të ligjit dhe kërkon veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë bartësit e funksioneve politike.

Të gjithë eksponentët jolegjitim shqiptarë në Qeveri, në vazhdimësi janë denoncuar për afera të mëdha koruptive nga ana e VMRO DPMNE dhe kredibiliteti i tyre është zero në drejtim të qeverisjes së mirë, përkundrazi, duhet të bartin përgjegjësi për keqpërdorimet e tyre masive.

Të gjitha këto deklarata i lexon Bruksielo dhe Vashingtoni sepse na largojnë nga shteti i së drejtës dhe vlerat europiane si dhe rikthejnë kohëra të tejkaluara të konstrukcioneve me gjueti politike shtrigash” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk

The post BDI: Deklarata skandaloze të Taravarit për kapjen e shtetit me konstrukcione politike appeared first on InfoShqip.com.