BDI-Gostivar: Mbështetje e fuqishme për studentët – zëri i tyre duhet të dëgjohet
BDI-Gostivar ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e studentëve, duke theksuar se ata janë “ajka e një populli dhe themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja”. Në një reagim The post BDI-Gostivar: Mbështetje e fuqishme për studentët – zëri i tyre duhet të dëgjohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI-Gostivar ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e studentëve, duke theksuar se ata janë “ajka e një populli dhe themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja”.
Në një reagim të shpërndarë për media, BDI nënvizon:
“Studentët përfaqësojnë dijen, energjinë dhe shpresën për një shoqëri më të drejtë e më të barabartë. Kur ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre, ata nuk flasin vetëm për veten, por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve.”
BDI thekson se kërkesat e studentëve janë të drejta dhe legjitime, duke shtuar:
“E drejta për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që buron nga parimet e barazisë dhe respektit. Mohimi i kësaj të drejte është padrejtësi që nuk duhet të tolerohet.”
Sipas partisë, momenti është i përshtatshëm që të gjithë të qëndrojnë pranë studentëve, t’i mbështesin dhe të dëgjojnë zërin e tyre:
“Sepse një shoqëri që nuk dëgjon rininë e saj, rrezikon të humbasë drejtimin e së ardhmes.”
BDI përfundon mesazhin me një thirrje të qartë:
“Mbështetje e plotë për studentët – zëri i tyre duhet të dëgjohet, kërkesat e tyre duhet të realizohen! #MeStudentët – Përkrahim protestën studentore!”
The post BDI-Gostivar: Mbështetje e fuqishme për studentët – zëri i tyre duhet të dëgjohet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .