BDI: Mickovski vazhdon me shpifje, le të publikojë çdo komunikimin me BDI-në menjëherë
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve, vazhdon të shpif dhe të krijon situata të pa qena për ti shërbyer një defokusimi të çastit që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme. “Në fillim ishte banesa në Butel me njerëz të armatosur, mandej ishte betimi […]
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që Kryeministri i Qeverisë pa legjitimitet etnik, në mungesë të argumenteve, vazhdon të shpif dhe të krijon situata të pa qena për ti shërbyer një defokusimi të çastit që të nxirret nga situatat e sikletshme të përditshme.
“Në fillim ishte banesa në Butel me njerëz të armatosur, mandej ishte betimi i tij që asnjëherë nuk do ta njoh emrin kushtetues dhe marrëveshjen e Prespës, pastaj fliste që shteti do të destabilizohet në shtator, gjithashtu projektin e Korridorit 8 e quante krim epik korruptiv e në fund tha që është arritje historike, thoshte edhe që do ta anulojë rritjen e rrogave prej 78% për funksionerët dhe shumë gjëra të tjera që u dëshmuan se ishin gënjeshtra.
Njëjtë edhe “sms” porositë nga BDI janë gënjeshtra.
Kërkojmë nga Mickovski që t’i publikojë menjëherë, që sonte, ndryshe, do të jetë një gënjeshtar dhe shpifës ordiner nga foltorja e parlamentit.
BDI mbetet e përkushtuar në prioritetet e veta dhe të qytetarëve të cilat për fat të keq kjo Qeveri pa legjitimitet etnik, nuk i ka, por përkundrazi po na largon nga Europa dhe nga marrëdhëniet e mira ndëretnike e ndërfqinjësore”, thuhet ne reagimin e BDI-se.