BDI për herë të dytë voton ligjet e Qeverisë! Miratohet Ligji për vetëqeverisje lokale
Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat tri komunat, ajo e Sarajit, Gostivarit dhe Aerodromit nuk do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, por do të menaxhohen nga ushtruesit e detyrës kryetar, deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor 2025. Ndryshimet në ligj pasojnë pas zgjedhjeve parlamentare, Timço Mutsunski dhe […]
Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat tri komunat, ajo e Sarajit, Gostivarit dhe Aerodromit nuk do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, por do të menaxhohen nga ushtruesit e detyrës kryetar, deri në zgjedhjet e rregullta lokale në tetor 2025.
Ndryshimet në ligj pasojnë pas zgjedhjeve parlamentare, Timço Mutsunski dhe Arben Taravari u bënë ministra, ndërsa Blerim Bexheti u bë deputet.
Kjo është hera e dytë që “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja siguron shumicë të dyfishtë pasi që para krijimit të Qeverisë së Hristijan Mickoskit, Fronti mbështeti Ligjin për riorganizimin e Qeverisë.
Për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale votuan 83 deputetë, kundër 17 deputetë. “Badenter”-i u sigurua me votat e Frontit Europian, pra 24 deputetë nga komunitetet i mbështetën ndryshimet dhe tre deputetë votuan kundër.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, më herët, ka deklaruar se “Fronti Evropian” do të mbështes ndryshimet e ligjit, por mohoi se ka marrëveshje me kryeministrin Mickoski.