BDI për Mexhtin: Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj!
Ky shtet i ngjason më shumë atij kundër të cilit u ngritën në këmbë djemtë dhe vajzat më të mira të këtij kombi, u përgjigjën nga BDI ndaj deklaratës së The post BDI për Mexhtin: Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ky shtet i ngjason më shumë atij kundër të cilit u ngritën në këmbë djemtë dhe vajzat më të mira të këtij kombi, u përgjigjën nga BDI ndaj deklaratës së Izet Mexhitit.
Këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë së fundviteve të 80-ta—një sistem që përjashton dhe diskriminon, që margjinalizon dhe anashkalon qytetarët që kanë kontribuar dhe e kanë ndihmuar këtë shtet të arrijë një status të ri, por që tani po e humbet atë për shkak të një politike të papërgjegjshme.
A është ky një shtet ku i gjithë APARATI I SIGURISË është pastruar nga shqiptarët, ku individë që kanë kontribuar në forcimin e sistemit po zëvendësohen sistematikisht me të tjerë bazuar në etni dhe jo merita?
• A po vjen era shtet, kur Presidentja e shtetit nuk ka asnjë këshilltar shqiptar për çështje të sigurisë?
• A po vjen era shtet, kur as drejtori dhe as zv. drejtori i Agjencisë për Zbulim nuk janë shqiptarë?
• A po vjen era shtet, kur Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka anashkaluar kandidatin më të kualifikuar, Gjeneralin Emini, duke emëruar një kandidat që është ngritur në gradë vetëm një ditë para emërimit?
• A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Ushtarak për Inteligjencë dhe Siguri, profesionistët shqiptarë janë larguar dhe tani nuk ka asnjë nëndrejtor shqiptar?
“A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), asnjë nga ndihmësministrat nuk është shqiptar? Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj”, pyesin nga BDI
The post BDI për Mexhtin: Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .