BDI: Prodhimi i termoelektranave në janar u ul për 22.5%, mungesa u mbulua me blerje të energjisë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar sërish për çështjen e energjisë elektrike, duke deklaruar se të dhënat e tyre për importin e energjisë janë konfirmuar edhe nga institucionet shtetërore. The post BDI: Prodhimi i termoelektranave në janar u ul për 22.5%, mungesa u mbulua me blerje të energjisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 26, 2026 - 13:30
BDI: Prodhimi i termoelektranave në janar u ul për 22.5%, mungesa u mbulua me blerje të energjisë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar sërish për çështjen e energjisë elektrike, duke deklaruar se të dhënat e tyre për importin e energjisë janë konfirmuar edhe nga institucionet shtetërore.

Sipas BDI-së, Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar shifra që tregojnë rënie të ndjeshme të prodhimit vendor.

“Prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termoelektranat është ulur për plot 22.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.”

Nga kjo parti theksojnë se kjo rënie është kompensuar plotësisht me blerje të energjisë elektrike nga jashtë.

“Ky mungesë është kompensuar tërësisht me blerjen e energjisë elektrike bazë.”

BDI shton se burimi i kësaj energjie është i njohur dhe publik.

“Për të qenë qytetarët plotësisht të informuar, energjia elektrike është blerë nga TE-TO dhe kjo është një informatë publikisht e qasshme.”

Në këtë kontekst, BDI kërkon transparencë të plotë nga kompania shtetërore e energjisë.

“Për të përcaktuar se kush e thotë të vërtetën, i bëjmë thirrje ESM-së që të publikojë të gjitha thirrjet publike dhe kontratat për blerje-shitje të energjisë elektrike.”

Sipas tyre, vetëm përmes publikimit të këtyre të dhënave qytetarët mund të kenë një pasqyrë të qartë për mënyrën se si menaxhohen kapacitetet elektroenergjetike të shtetit. Gazeta Flaka

The post BDI: Prodhimi i termoelektranave në janar u ul për 22.5%, mungesa u mbulua me blerje të energjisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .