BDI: Riformatim i thellë, lidership i rikonfirmuar dhe përfshirje e gjerë e brezit të ri
Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi se dje u mbajt me sukses Kongresi i Pestë i partisë, duke dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe kapacitet për riformatim të thellë, të qëndrueshëm The post BDI: Riformatim i thellë, lidership i rikonfirmuar dhe përfshirje e gjerë e brezit të ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi se dje u mbajt me sukses Kongresi i Pestë i partisë, duke dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe kapacitet për riformatim të thellë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Në këtë kongres u miratuan ndryshime thelbësore në strukturë, përbërje kadrovike dhe në aktet themelore të partisë, me synim forcimin e funksionimit demokratik, transparencës dhe efikasitetit institucional të BDI-së.
Kongresi rikonfirmoi z. Ali Ahmeti në krye të partisë, duke theksuar vazhdimësinë, stabilitetin dhe udhëheqjen e sigurt të procesit reformues. Vendimmarrja u realizua në mënyrë kolegjiale, me përfshirjen e gjerë të strukturave dhe anëtarësisë, si dëshmi e përgjegjësisë dhe autorësisë së përbashkët politike.
Një risi e rëndësishme e këtij kongresi është përfshirja e 20 anëtarëve të rinj në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm (Kryesinë Qendrore), që përbëjnë mbi 60 për qind të këtij organi të lartë drejtues. Po ashtu, u arrit një përfaqësim gjinor dinjitoz, me 10 gra anëtare apo rreth 30 për qind të kryesisë, niveli më i lartë deri më tani në historinë e partisë. Sipas BDI-së, një pjesë e autorëve të iniciativës për reformë i hapën rrugë brezit të ri, duke e bërë ndryshimin real dhe të prekshëm.
Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm u konstituua me përbërje të re, ndërsa u miratua edhe lista e gjerë e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, duke reflektuar gjithëpërfshirje territoriale, profesionale dhe gjinore.
BDI vlerëson se Kongresi i Pestë konfirmon partinë si një forcë politike stabile dhe reformuese, të përgatitur për sfidat e ardhshme politike, me fokus të qartë në përfaqësim dinjitoz, barazi dhe zhvillim demokratik. Gazeta Flaka
The post BDI: Riformatim i thellë, lidership i rikonfirmuar dhe përfshirje e gjerë e brezit të ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .