BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në muaj

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj gjendjes ekonomike në vend, duke vlerësuar se standardi jetësor i qytetarëve po përkeqësohet si pasojë e politikave të pamjaftueshme të Qeverisë. Sipas The post BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në muaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 26, 2026 - 13:30
BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në muaj

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj gjendjes ekonomike në vend, duke vlerësuar se standardi jetësor i qytetarëve po përkeqësohet si pasojë e politikave të pamjaftueshme të Qeverisë.

Sipas BDI-së, përkundër rritjes së pagave që Qeveria e prezanton si sukses, realiteti ekonomik për qytetarët është shumë më i rëndë.

“Edhe pse Qeveria u mburr me rritjen e pagave për rreth 1.600 denarë, realiteti në terren tregon se kostoja e jetesës gjatë vitit të fundit është rritur për së paku 6.000 denarë në muaj për çdo familje.”

Nga kjo parti theksojnë se kjo diferencë përkthehet drejtpërdrejt në rënie të fuqisë blerëse dhe vështirësi të përditshme për mbulimin e nevojave bazë.

BDI nënvizon se rritja e çmimeve është e përhapur në sektorët kryesorë.

“Çmimet e ushqimit, energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe shërbimeve bazë janë në rritje të vazhdueshme, ndërsa masat e Qeverisë mbeten të vonuara dhe të pamjaftueshme.”

Sipas tyre, në vend të ndërhyrjeve strukturore, qytetarëve u ofrohen masa që nuk përballojnë realitetin ekonomik.

“Në vend të zgjidhjeve sistemore, qytetarëve u ofrohen rritje që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet për ushqim dhe pije.”

BDI kërkon ndërhyrje urgjente për stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit jetësor, duke paralajmëruar pasoja sociale nëse trendi vazhdon.

“Në të kundërtën, do të vazhdojë trendi i varfërimit të qytetarëve dhe rritja e pabarazisë sociale.”

Si masë konkrete, partia propozon rritjen e pagës minimale.

“Të fillojmë me rritjen e pagës minimale në 35.000 denarë.” Gazeta Flaka

The post BDI: Rritje simbolike e pagave, ndërsa shpenzimet janë rritur për 6.000 denarë në muaj appeared first on Flaka, në çdo lajm... .