Komunat do të mbështeten me 2 milionë euro nga Qeveria e RMV-së për investime kapitale në arsim, sqaroi Ministria

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka sqaruar që në kuadër të projekteve të propozuara nga komunat e Maqedonisë së Veriut, Qeveria do të mbështetë pesë komuna me mbi 2 milionë euro, raporton Portalb.mk. “Bëhet fjalë për pesë komuna në të cilat me mbi 2 milionë euro do t’i mbështesin, përkatësisht do t’i realizojnë investimet kapital, e cila do të thotë përmirësim i infrastrukturës […]

tetor 28, 2024 - 22:01
 0  6
Komunat do të mbështeten me 2 milionë euro nga Qeveria e RMV-së për investime kapitale në arsim, sqaroi Ministria
Pamje nga shkolla fillore “Vuk Karagjigj” Kumanovë. Foto Portalb.mk

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka sqaruar që në kuadër të projekteve të propozuara nga komunat e Maqedonisë së Veriut, Qeveria do të mbështetë pesë komuna me mbi 2 milionë euro, raporton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për pesë komuna në të cilat me mbi 2 milionë euro do t’i mbështesin, përkatësisht do t’i realizojnë investimet kapital, e cila do të thotë përmirësim i infrastrukturës arsimore, kushte më të mira për mësim dhe sport për nxënësit”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Përmes këtij financimi, pritet ndërtimi i sallës sportive në komunën e Gazi Babës dhe Bogovinës, këndi i hapur sportive në një shkollë të Komunës së Likovës, izolimi i fasadës në një shkollë të Komunës së Manastirit dhe sistemi i ngrohjes dhe kondicionerët në dy shkolla të Komunës së Kërçovës.

Ndryshe, më 27 tetor u nënshkruan 274 marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe komunave. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri. Komunat që aplikuan dhe iu pranuan projektet, do të përfitojnë mjete nga gjithsej 250 milionë eurot e parapara nga Qeveria.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.