BE-ja kritikoi RMV-në për reforma dhe performancë të dobët në arsim, as mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk merret seriozisht

Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të kufizuar në fushën e arsimit dhe kulturës, me vonesa të shumta në miratimin e ligjeve kyçe dhe zhvillimin e strategjive për arsimin e mesëm, arsimin e të rriturve dhe aftësimin profesional. Puna për strategjinë arsimore 2018-2025 është ngadalësuar, dhe mekanizmat e monitorimit mbeten të paqartë. Rezultatet nga PISA […]

Nëntor 24, 2024 - 07:00
 0  8
BE-ja kritikoi RMV-në për reforma dhe performancë të dobët në arsim, as mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk merret seriozisht
Nxënës të shkollave të komunës, duke vizatuar se si e shohin të ardhmen në qytetin e tyre gjatë Konferencës Komunat Kushtuar Fëmijëve- Gostivar. Foto Portalb.mk

Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të kufizuar në fushën e arsimit dhe kulturës, me vonesa të shumta në miratimin e ligjeve kyçe dhe zhvillimin e strategjive për arsimin e mesëm, arsimin e të rriturve dhe aftësimin profesional. Puna për strategjinë arsimore 2018-2025 është ngadalësuar, dhe mekanizmat e monitorimit mbeten të paqartë. Rezultatet nga PISA 2022 tregojnë performancë të dobët të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë, ndërsa financimi për arsimin mbetet nën mesataren e BE-së, thuhet në raportin e BE-së për Kapitullin 26: Arsimi dhe kultura. Pjesëmarrja në Erasmus+ është aktive, por sfida kryesore mbetet përmirësimi i cilësisë dhe financimit të arsimit të lartë. Në kulturë, vonesat në miratimin e strategjisë për zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe forcimi i kapacitetit institucional për mbrojtjen e saj mbeten shqetësime kryesore, raporton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut është vlerësua mesatarisht e përgatitur në këtë fushë, me përparim të kufizuar. Puna për strategjinë arsimore 2018-2025 dhe për zhvillimin e një sistemi të duhur monitorimi, sipas BE-së, vazhdoi të ishte i ngadaltë. Miratimi i legjislacionit kyç si Ligji për arsimin e mesëm, Ligji për arsimin e të rriturve dhe Ligji për arsimin dhe aftësimin profesional (AFP) u vonua.

Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar vetëm pjesërisht dhe për këtë arsye mbeten kryesisht të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut duhet në veçanti:

  • të miratojë ligjet për arsimin e mesëm, për arsimin e të rriturve dhe për AFP-në, si dhe legjislacionin zbatues përkatës, dhe të vazhdojë ngritjen dhe funksionalizimin e qendrave rajonale të AFP-së;
  • të përmirësojë qasje në arsim cilësor për të gjithë, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga komuniti rom; të zhvillojë më tej aftësitë e mësuesve dhe të investojë në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të tyre;
  • të optimizojë rrjetin e shkollave; të miratojë dhe zbatojë formula të reja për financimin e arsimit fillor; të plotësojë dhe zbatojë formula të ngjashme për arsimin e mesëm, AFP dhe të lartë.

Sa për krahasim, kërkesat në raportin e vitit të kaluar (2023) janë pothuajse identike dhe janë si vijon:

  • të finalizojë dhe miratojë Ligjin për arsimin e mesëm dhe Ligjin për arsimin dhe aftësimin profesional dhe ngritjen dhe funksionalizimin e qendrave rajonale të AFP-së  (Vocational Education and Training – VET);
  • miratojë Ligjin për arsimin e të rriturve dhe,
  • të përmirësojë aksesin në arsim cilësor për të gjithë, veçanërisht fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga komunitetet rome; dhe të rrisë regjistrimin në parashkollor dhe të vazhdojë përmirësimin e mbështetjes për trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve.

Rekomandimet dhe vërejtjet e njëjta që u bënë në vitin 2022, mund t’i ndiqni në linkun më poshtë:

“Strategjia 2018-2025 për arsimin është dokumenti kryesor që rregullon sektorin e arsimit, por mekanizmat e monitorimit të saj mbeten të papërcaktuar mirë. Synimet dhe treguesit duhet të përmirësohen për të lejuar një vlerësim të duhur të zbatimit të reformave. Autoritetet duhet të forcojnë koordinimin ndërmjet institucioneve në zhvillimin e legjislacionit”, thuhet në raport.

Nxënës, matura shtetërore, maturantë. Foto: Meta.mk
Maturantë. Foto: Meta.mk

Autoritetet, thuhet më tej në raport, duhet të përmirësojnë kapacitetet në sistemin shkollor duke lejuar optimizimin dhe ristrukturimin e rrjetit shkollor duke rritur kështu efikasitetin e sistemit arsimor.

“Një model i ri financimi për arsimin fillor që synon të rishpërndajë fondet në mënyrë më efektive nëpër komuna, i zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ende nuk është miratuar. Shpenzimet publike për arsimin dhe trajnimin u ulën lehtë në 3.17% të PBB-së në 2024 (3.58% në 2022), që është ende shumë nën mesataren e BE-së prej 4.7%. Buxheti i arsimit u zvogëlua si pjesë e buxhetit të përgjithshëm të shtetit në vitin 2024 (9,15%) në krahasim me vitin 2023 (11,7%)”, vëren raporti i Progresit.

Theksohet se numri i nxënësve në shkollat ​​fillore ka shënuar rënie për 0,83% në fillim të vitit shkollor 2022/2023, ndërsa numri i nxënësve në shkollat ​​e mesme ka rënë për 2,52% krahasuar me vitin shkollor paraprak. Në vitin 2022/2023 në shkollat ​​fillore në vitin 2022/2023 kanë qenë 185.099 (nga të cilët 89.676 vajza), ndërsa në shkollat ​​e mesme 69.227 (nga të cilët 33 825 vajza).

“Rezultatet, të publikuara në nëntor 2023, nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) të vitit 2022, theksuan pengesat të nxënësve në lexim, matematikë dhe shkencë si dhe një rënie në krahasim me vitin 2018. Në të tre testet , studentët në Maqedoninë e Veriut shënuan më pak se mesatarja e OECD-së. Rezultatet tregojnë një përqindje të lartë të nxënësve të 15-vjeçarëve që nuk arrijnë të demonstrojnë aftësi bazë (niveli 2) në lexim (73.6%), në matematikë (66.2%) dhe në shkencë (65.3%)”, thuhet më tej në raport.

Kërkohet që autoritetet të mundësojnë më tej zhvillimin e aftësive digjitale përgjatë fillores dhe të mesmes, si dhe të rrisin kapacitetet e institucioneve arsimore dhe kompetencat e mësuesve për të zhvilluar këto aftësi në përputhje me Planin e Veprimit të BE-së për Arsimin Digjital 2021-2027.

Zhvillimi i kurrikulës për Arsimi i mesëm duke përfshirë aftësitë e gjelbra u vonua më tej, pasi siç nënvizon BE, Ligji për arsimin e mesëm ende nuk është miratuar.

“Në arsimin e lartë, regjistrimi i përgjithshëm mbetet i ulët. Sfida kryesore mbetet përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë përmes zhvillimit të proceseve të akreditimit dhe sigurimit të cilësisë. Duhet të miratohet një model i ri për financimin e arsimit të lartë”, thuhet më tej në Raportin e progresit.

Si pozitive është përmendur rritja e regjistrimit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore gjatë viti shkollor 2023/2024 në shkollat ​​fillore të zakonshme, duke rritur numrin e tyre në 10%.

“Numri i përgjithshëm i asistentëve arsimorë në arsimin fillor arriti në 820. Gjatë periudhës raportuese autoritetet lëshuan thirrje për të angazhuar 40 ndërmjetës arsimorë romë nga 28 komuna për të mbështetur nxënësit romë në arsimin fillor. Në vitin shkollor 2023/2024, numri i përgjithshëm i nxënësve romë në arsimin fillor është 9.657 ndërsa në atë të mesëm është 1.970, ku rreth dy të tretat janë përfitues të bursave. Në arsimin e lartë, autoritetet kanë dhënë 135 bursa për studentët romë, ndërsa numri i përgjithshëm i studentëve romë aktivë në sistemin arsimor është 250”, thuhet në raport.

Ministria e Kulturës duhet të forcojë kapacitetet për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit të shprehjeve kulturore të vendit

Për kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, është kritikuar miratimi i ndryshimeve në legjislacionin kombëtar të kulturës, strategjia e re kombëtare për 2023-2027 për zhvillimin e kulturës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Mjet transportues pengon qarkullimin e qytetarëve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, foto nga Portalb.mk
Mjet transportues pengon qarkullimin e qytetarëve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, foto nga Portalb.mk

“Ministria e Kulturës duhet të forcojë kapacitetet për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit të shprehjeve kulturore të vendit, përfshirë trashëgiminë. Raporti i Revizionit Shtetëror nxori në pah nevojën e forcimit të sistemit ligjor dhe funksional të Agjencisë së Filmit. Trashëgimia kulturore e vendit duhet të mbrohet më mirë. Duhet të merren parasysh përpjekjet e mëtejshme për të përforcuar reagimin institucional dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore, siç është Çarshia e Vjetër e Shkupit”, thuhet në raport.

Kujtojmë seRaporti i KE-së për progresin në reforma të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, u publikua më 30 tetor. Në fushën e luftimit dhe parandalimit të luftës kundër korrupsionit u tha se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim dhe se korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Korniza institucionale për luftën kundër korrupsionit është e vendosur dhe është e kënaqshme për sa i përket masave parandaluese, megjithatë, nevojitet përmirësim në zbatimin e ligjit. 

fdivLEXO: U publikua Raporti i progresit për RMV-në: Korrupsioni mbetet shumë i përhapur, ndryshimet kushtetuese duhen bërë