Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Sot, në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja për ndërtimin e pjesës së interkonektorit të gazsjellësit Maqedoni e Veriut-Greqi, një projekt me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të vendit dhe rajonit. Siç njoftojnë nga ministria, në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit morën pjesë përfaqësues të partnerit strategjik nga […]

maj 8, 2025 - 15:00
 0  5
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Sot, në ambientet e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja për ndërtimin e pjesës së interkonektorit të gazsjellësit Maqedoni e Veriut-Greqi, një projekt me rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të vendit dhe rajonit.

Siç njoftojnë nga ministria, në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit morën pjesë përfaqësues të partnerit strategjik nga pala greke – DESFA, si dhe përfaqësues të financuesve kryesorë ndërkombëtarë të projektit – Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) dhe Banka evropiane e investimeve (BEI).

“Interkonektori, 68 kilometra i gjatë në territorin e Maqedonisë së Veriut, do të mundësojë transportin e gazit natyror dhe hidrogjenit, duke kontribuar në sigurinë energjetike, reduktimin e ndotjes dhe përshpejtimin e tranzicionit në burimet e gjelbra të energjisë. Ministrja e energjetikës, minierave dhe burimeve inerale, Sanja Bozhinovska, në fjalimin e saj, theksoi: Me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e pjesës maqedonase të interkonektorit të gazit me Greqinë, ne shënojmë fillimin e investimit më të madh energjetik në Maqedoninë e Veriut në dhjetë vitet e fundit. Ky interkonektor është dëshmi se kur ka vullnet politik, besim rajonal dhe angazhim profesional – rezultatet janë reale dhe të prekshme”.

Projekti, i vlerësuar në mbi 5.1 miliardë denarë, do të zbatohet me mbështetjen e Bashkimit evropian, Bankës evropiane të investimeve (BEI) dhe Bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), përmes granteve, asistencës teknike dhe kredive të favorshme.

Gazsjellësi do të ketë kapacitet fillestar prej 1.5 miliardë metra kub gaz në vit, me mundësi zgjerimi në 3 miliardë. Kohëzgjatja e ndërtimit është 22 muaj dhe interkonektori parashikohet të jetë funksional në vitin 2027. Puna do të kryhet nga kompania vendase, Rapid Build LLC, dhe rruga e ndërtimit do të dorëzohet menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

“Projekti përfaqëson një hap konkret përpara drejt përmbushjes së standardeve të BE-së për efikasitetin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Interkonektori gjithashtu do të kontribuojë në një reduktim të ndjeshëm të ndotjes, veçanërisht në komunat ku druri dhe nafta përdoren ende për ngrohje, gjë që do të përmirësojë cilësinë e ajrit dhe do të zvogëlojë emetimet e CO₂”, thonë nga ministria.