Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat

Ministri Besar Durmishi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se falë politikave të kujdesshme, inflacioni për muajin prill është zero dhe çmimet e ushqimeve qëndrojnë stabile. Ai tha se përkundër mbarimit të disa masave, tregu mbetet i qëndrueshëm. “Qytetarët nuk kanë ndjerë goditje në xhep, falë reagimit tonë të menjëhershëm”, theksoi ministri. Ai bëri […] The post Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat appeared first on InfoShqip.com.

maj 8, 2025 - 15:00
 0  6
Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat

Ministri Besar Durmishi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se falë politikave të kujdesshme, inflacioni për muajin prill është zero dhe çmimet e ushqimeve qëndrojnë stabile. Ai tha se përkundër mbarimit të disa masave, tregu mbetet i qëndrueshëm.

“Qytetarët nuk kanë ndjerë goditje në xhep, falë reagimit tonë të menjëhershëm”, theksoi ministri. Ai bëri të ditur se çmimet janë ulur në krahasim me fundin e vitit të kaluar dhe se masat e vendosura kanë funksionuar me efikasitet.

Megjithatë, Ministria është e gatshme të ndërhyjë sërish nëse ndokush spekulon me çmimet, do të ketë masa të reja dhe më të ashpra, përfundoi Durmishi.

The post Durmishi paralajmëron tregtarët: Mos abuzoni, përndryshe rikthejmë masat appeared first on InfoShqip.com.