Bebe Rexha sjell këtë të premte këngën e re “Dollars and Dimes” me grupin bitanik Faithless, e para për vitin 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është gati të rikthehet me një tjetër projekt muzikor që pritet të jetë një hit i radhës. Bëhet fjalë për një bashkëpunim të shumëpritur me bendin e njohur britanik Faithless në një këngë të titulluar “Dollars and Dimes”. Ky bashkëpunim është bërë i ditur fillimisht nga vet grupi […]

Prill 23, 2025 - 21:00
 0  11
Bebe Rexha sjell këtë të premte këngën e re “Dollars and Dimes” me grupin bitanik Faithless, e para për vitin 2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është gati të rikthehet me një tjetër projekt muzikor që pritet të jetë një hit i radhës.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim të shumëpritur me bendin e njohur britanik Faithless në një këngë të titulluar “Dollars and Dimes”.

Ky bashkëpunim është bërë i ditur fillimisht nga vet grupi Faithless, të cilët publikuan një video në Instagram, duke ndarë me ndjekësit emocionin për këtë krijim të ri.

View this post on Instagram

 

A post shared by Faithless (@faithlessofficial)

 

“Jemi shumë të entuziazmuar që kemi të jashtëzakonshmen Beber Rexha në këngën tonë të re ‘Dollars and Dimes’. Del këtë të premte!”, shkruhet në përshkrimin e videos që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

Vetë Bebe Rexha nuk ka ngurruar të reagojë – ajo ka shpërndarë videon edhe në InstaStory, duke shtuar entuziazmin për këtë projekt që pritet të publikohet të premten.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Kënga “Dollars and Dimes” sjell në një kombinim unik vokalin potent të Bebe Rexhës me tingujt elektronikë të Faithless, duke u paralajmëruar si një prej publikimeve më të veçanta të këtij sezoni.

View this post on Instagram

 

A post shared by Faithless (@faithlessofficial)