Bebe Rexhës i vidhen këngë të papublikuara

Një hakere është deklaruar fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes. Skylar Dalziel bëri rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, sipas Policisë së Londrës. 22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 […] The post Bebe Rexhës i vidhen këngë të papublikuara appeared first on InfoShqip.com.

Jan 4, 2025 - 16:00
 0  5
Bebe Rexhës i vidhen këngë të papublikuara

Një hakere është deklaruar fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes.

Skylar Dalziel bëri rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, sipas Policisë së Londrës.

22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 muaj burgim, raportoi BBC.

Vjedhja e materialit me të drejta të autorit për përfitim të vetin financiar është e paligjshme. Rrezikon punën e artistëve dhe jetesën e njerëzve që punojnë me ta për të krijuar dhe publikuar muzikën e tyre”, ka thënë Daryl Fryatt nga Policia britanike.

Dalziel u arrestua më 9 janar 2023. Policët sekuestruan nga ajo tri disqe që përmbanin 291,941 këngë.

The post Bebe Rexhës i vidhen këngë të papublikuara appeared first on InfoShqip.com.