Begaj takim me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Sikorski
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mirëpriti në takim Ministrin e Jashtëm, Radosław Sikorski, i cili në cilësinë e detyrës së tij, viziton Shqipërinë. Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhënien shumë të mira dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin në rritje mes Shqipërisë dhe Polonisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke veçuar ekonominë […]
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mirëpriti në takim Ministrin e Jashtëm, Radosław Sikorski, i cili në cilësinë e detyrës së tij, viziton Shqipërinë.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhënien shumë të mira dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin në rritje mes Shqipërisë dhe Polonisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke veçuar ekonominë dhe turizmin.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.Ai u shpreh besimplotë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës së BE-së nga ana e Polonisë, duke filluar nga Janari 2025, përfshirë hapjen e grup-kapitujve të mbetur të negociatave të vendit tonë me BE-në.
Në bashkëbisedimin e zhvilluar, Presidenti i kërkoi Ministrit të Jashtëm polak mbështetje për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe pranim e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.