Kërkesa e Berishës për votimin e rezolutës kundër gjenocidit serb, Balla: Ju arrestuat Adem Jasharin

Debate në seancën plenare vijojnë ende. Debati shkoi tek gjenocidi serb në Kosovë, për të cilën Berisha i kërkon socialistëve ta votojnë, ndërsa përmend edhe këngën e Adem Jasharit e cila është ndaluar sipas tij edhe prej mazhorancës në stadiume. Por Ministri Taulant Balla tha se Adem Jasharin e arrestuan qeverisja e PD-së në 92-97. […]

dhjetor 20, 2024 - 01:00
 0  10
Kërkesa e Berishës për votimin e rezolutës kundër gjenocidit serb, Balla: Ju arrestuat Adem Jasharin

Debate në seancën plenare vijojnë ende. Debati shkoi tek gjenocidi serb në Kosovë, për të cilën Berisha i kërkon socialistëve ta votojnë, ndërsa përmend edhe këngën e Adem Jasharit e cila është ndaluar sipas tij edhe prej mazhorancës në stadiume. Por Ministri Taulant Balla tha se Adem Jasharin e arrestuan qeverisja e PD-së në 92-97.

Berisha e hedh poshtë pohimin për arrestimin e Adem Jasharit si një trillim, duke sugjeruar se ky është një shpifje e krijuar nga serbët dhe shqiptarët me qëllime të këqija.

Ai thotë se Jashari është trajnuar midis vitit 1992 dhe 1993, por nuk është arrestuar kurrë.

BallaAdem Jasharin e arrestuat ju. Sa i përket dhembshurisë së madhe për atë që do të marri liken ë facebook për këngën e mikut tim Naim Gjoshit. Kënga as ka thënë dikush se është ndaluar. I kam Shkurtes mos i beso gojëve të liga. Meqë nesër kemi takimin e Kuvendeve le të themi ca rrena se ecin shumë shpejt. Mos lejoni të flasin për futboll njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli.