Vota e diasporës, KQZ: Shteti mbulon shërbimin e postës

Në takimin me Këshillin Koordinues të Diasporës kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirian Celibashi theksoi se shteti shqiptar nuk do të paguajë vetëm për dërgimin e fletëve të votimit, por edhe për kostot e shërbimit postar, përfshirë kthimin e fletëve të votimit nga ata që do të votojnë në emigracion në 11 Maj. Ilirjan Celibashi: Qeveria e Shqipërisë […]

dhjetor 19, 2024 - 19:00
 0  8
Vota e diasporës, KQZ: Shteti mbulon shërbimin e postës

Në takimin me Këshillin Koordinues të Diasporës kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirian Celibashi theksoi se shteti shqiptar nuk do të paguajë vetëm për dërgimin e fletëve të votimit, por edhe për kostot e shërbimit postar, përfshirë kthimin e fletëve të votimit nga ata që do të votojnë në emigracion në 11 Maj.

Ilirjan Celibashi: Qeveria e Shqipërisë dhe Kuvendi në buxhetin e vitit 2025 ka parashikuar që kostot e shërbimit postar si në dërgimin e fletës së votimit dhe në kthimin mbrapsht të paguhen nga buxheti i shtetit.

Sipas Celibashit angazhimi i të gjithë aktorëve politike do të mundësojë një proces të besueshëm për lehtësimin e procedurave teknike për regjistrimin dhe votimin e diasporës.

Ilirjan Celibashi: Votuesit shqiptarë me banim jashtë territorit të republikës së Shqipërisë do të kenë mundësi që atje ku ata kanë vendbanimin të votojnë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe rezultati i votës së tyre do të jetë pjesë e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

KQZ ka punuar që prej fundit të vitit 2020, për të mundësuar votimin e diasporës në zgjedhjet e ardhshmë paralmentare të vitit 2025.

Klan News