Bekteshi dhe Gashi presin në takim strukturat e LDK-së së Obiliqit dhe të Fushë Kosovës
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Linda Bekteshi, e cila kandidon me numrin 66, së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë mirëpritur në takim strukturat e LDK-së së Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se ky takim i përbashkët u fokusua në fuqizimin […]
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Linda Bekteshi, e cila kandidon me numrin 66, së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë mirëpritur në takim strukturat e LDK-së së Obiliqit dhe Fushë Kosovës.
Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se ky takim i përbashkët u fokusua në fuqizimin e angazhimit dhe bashkëpunimit për të siguruar rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti e parë në vend.
Postimi i plotë:
Bashkë me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, patëm kënaqësinë që të mirëpresim strukturat e LDK-së së Obiliqit dhe të Fushë Kosovës.
Ky takim i përbashkët u fokusua në fuqizimin e angazhimit dhe bashkëpunimit për të siguruar rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti e parë në vend.