Deputeti i PDK-së: Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion, nuk duhet të jenë pjesë e listave zgjedhore

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline, potencon se zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk do të duhej të ishin pjesë e listës zgjedhore. ‘’Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk duhet të bëjnë pjesë në lista zgjedhore sepse nuk i bëjnë nderë as listës dhe as përfaqësimit qytetar’’ shprehet ai. Deputeti Beqa

Nëntor 24, 2024 - 12:00
 0  3
Deputeti i PDK-së: Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion, nuk duhet të jenë pjesë e listave zgjedhore
deputeti-i-pdk-se:-zyrtaret-qe-jane-nen-hetime-per-korrupsion,-nuk-duhet-te-jene-pjese-e-listave-zgjedhore

deputeti-i-pdk-se:-zyrtaret-qe-jane-nen-hetime-per-korrupsion,-nuk-duhet-te-jene-pjese-e-listave-zgjedhore


Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline, potencon se zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk do të duhej të ishin pjesë e listës zgjedhore.

‘’Zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion nuk duhet të bëjnë pjesë në lista zgjedhore sepse nuk i bëjnë nderë as listës dhe as përfaqësimit qytetar’’ shprehet ai.

Deputeti Beqa, thekson se këtë standard madje e kishte vendosur PDK-ja.

‘’Ne si PDK kemi vendos një standard që nuk kemi pas raste dhe s’kemi e as nuk do të ketë që ndonjë zyrtar që është nën hetime nuk do të jetë në pjesë të listës’’, thotë ai.

Ai thotë se pavarësisht me të drejt apo pa të drejt, duhet pritur përfundimi i hetimeve ndaj tyre.

‘’Pavarësisht me drejtë apo pa drejtë zhvillohet një hetim ndaj një zyrtari duhet me prit përfundimin e tyre’’ thotë Beqa.