VIDEO/ Rama dhe Noizy i bien tupanit në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale gjatë vizitës së tij, mbrëmjen e sotme në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi. Kryesocialisti dhe Noizy janë shfaqur së bashku me daulle, të shoqëruar edhe nga disa banorë të zonës. “Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri […]

maj 2, 2025 - 23:00
 0  6
VIDEO/ Rama dhe Noizy i bien tupanit në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale gjatë vizitës së tij, mbrëmjen e sotme në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi.

Kryesocialisti dhe Noizy janë shfaqur së bashku me daulle, të shoqëruar edhe nga disa banorë të zonës.

“Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qëndiset bukur edhe ai tani që flasim”, shkruan Rama.