Berisha paralajmëron bandat: Kush implikohet në blerjen e votave, do të shpallet grup terrorist
Pasditen e sotme kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi kandidatët e Qarku të Vlorës për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha premtoi para vlonjatëve se zotimi për “pastrimin e shtëpisë” është solemn. Në këtë mënyrë pati një paralajmërim për çdo bandë që sipas tij, do të implikohet me vjedhjen e votave dhe frikësimin e qytetarëve. Ai […]

Pasditen e sotme kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi kandidatët e Qarku të Vlorës për zgjedhjet e 11 Majit.
Berisha premtoi para vlonjatëve se zotimi për “pastrimin e shtëpisë” është solemn. Në këtë mënyrë pati një paralajmërim për çdo bandë që sipas tij, do të implikohet me vjedhjen e votave dhe frikësimin e qytetarëve.
Ai tha se ata do të shpallen grupe terroriste dhe do të përballen me ndëshkime të mëdha.
“Grupet kriminale në gërshërë të ligjit do u pritet çdo fije me politikën dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit, kudo që ndodhet se po u implikuat me vota do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare e ndërkombëtare.
U them bandave nga Shkodra në Gjirokastër kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë, do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni”, tha Berisha.