Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani, peng i parave të krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së. Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme gjatë një

tetor 6, 2025 - 14:00
 0
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani, peng i parave të krimit
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani, peng i parave të krimit

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani, peng i parave të krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme gjatë një prononcimi për mediet akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin si “peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon”.

Berisha gjithashtu akuzoi edhe gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjokën, e cila është gjyqtarja e dosjes për të cilën akuzohet.

Berisha tha se ka sjellë dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra, por që Dumani “për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër”. Kreu i PD-së tha se disponon certifikatën e 24 nëntorit 2002 me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash.

“Kjo është gjykatësja që gjykon dosjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit”, tha Berisha.

Berisha publikoi sot edhe një tjetër dokument që vërteton, sipas tij, se Irena Gjoka “ka fshehur ekspulsionin nga Greqia në dokumentin e vetingut”.

Berisha u ndal dhe tek veprimtaria e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke deklaruar se 80% e prokurorive të vendit nuk kanë drejtues të emëruar.

“Ose tregon falimentimin total të sistemit se është jashtë çdo lloj ligji, pasi kanë pesë vite që kanë emëruar gjithsej 3 kryeprokurorë rrethesh, ose i rrjepin me nga 500 mijë euro ata që do emërojnë. Nuk e di cila është”, deklaroi Berisha.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.