Berisha: Rama me xhaminë e re përçau myslimanët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nëpërmjet nje statusi në rrjetet sociale tha se ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë u nis nga qeveria e tij, por që u bllokua nga Edi Rama gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Berisha e cilësoi si antikushtetuese e politike ndërhyrjen nga brenda apo jashtë të caktimit […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nëpërmjet nje statusi në rrjetet sociale tha se ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë u nis nga qeveria e tij, por që u bllokua nga Edi Rama gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Berisha e cilësoi si antikushtetuese e politike ndërhyrjen nga brenda apo jashtë të caktimit të imamit të kësaj xhamie, duke shkelur statutin 100-vjeçar të Komitetit Mysliman Shqiptar.
“Kjo bujari e besimtarëve myslimanë të Turqisë u përdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së myslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi”, shkruan Berisha.