Hapet Xhamia e Namazgjasë në kryeqytet, kryeministri Rama: Është trashëgimia e një populli të tërë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalën në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Rama tha se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye. Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: Xhamia e madhe […]

tetor 10, 2024 - 21:00
 0  8
Hapet Xhamia e Namazgjasë në kryeqytet, kryeministri Rama: Është trashëgimia e një populli të tërë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalën në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Rama tha se hapja e kësaj xhamie është një moment i shumëpritur i komunitetit mysliman që është shtyrë ndër vite për shumë arsye.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Xhamia e madhe është trashëgimi e një populli të tërë e cila mishëron atë që profeti ka thënë ‘unë jam lutja e Ibrahimit dhe ëndrra e nënës sime’. Frut i lutjeve dhe përpjekjeve dhe besimit islam i dashamirësisë së vëllezërve më çon në 14 nëntor të vitit 2014 kur fillesën e kësaj pune të bekuar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e di se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e  Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar në hapësirën e  nevojës së besimtarëve myslimanë, për ta pasur tempullin e tyre.