Berisha: Transformimi i bujqësisë, një nga qëllimet kryesore të PD

Partia Demokratike prezantoi pasditen e kësaj të mërkure programin e saj për bujqësinë. Në fjalën e tij, kryetari i selisë blu, Sali Berisha u shpreh se transformimi i këtij sektori është një nga qëllimet kryesore të programit të PD-së. “Ju garantoj se për ne transformimi i bujqësisë shqiptare është qëllim ndër më kryesorët të programit […]

shkurt 5, 2025 - 20:00
 0  4
Berisha: Transformimi i bujqësisë, një nga qëllimet kryesore të PD

Partia Demokratike prezantoi pasditen e kësaj të mërkure programin e saj për bujqësinë. Në fjalën e tij, kryetari i selisë blu, Sali Berisha u shpreh se transformimi i këtij sektori është një nga qëllimet kryesore të programit të PD-së.

“Ju garantoj se për ne transformimi i bujqësisë shqiptare është qëllim ndër më kryesorët të programit të partisë”, tha Berisha.

Ai hodhi akuza ndaj qeverisë aktuale se e ka injoruar bujqësinë.

“Ky sektor, i cili jep rreth 20% të prodhimit të brendshëm të vendit, sipas një studimi të Bankës Botërore ka marrë gjithsej 0.19% të prodhimit të brendshëm të vendit, të GDP-së, pra nuk ka marrë asnjë 1/100 e asaj që jep”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, qeveria flet vetëm për drogën e kanabisin dhe jo fermerin.

“E keni dëgjuar dhe është dokumentuar se, ky mendjeprishur konsideron të dobishme tokën e Shqipërisë për t’u mbjellë me drogë dhe jo me prodhimet e saj më të mrekullueshme, të cilësisë së lartë, të llojeve nga më të ndryshmet. Por, siç del nga mbledhjet e Këshillit të Ministrave për të droga është para, dhe o burra, të kujdesemi për të”, u shpreh Berisha.