Sula nxjerr fustanin në Kuvend: Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve, Ajola e kishte për turp të vishej lirë
Deputeti i PD, Dashnor Sula ka shkuar me një fustan në duar në foltoren e Kuvendit, duke folur lidhur me shpenzimet e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxën. Ai tha se paratë e taksapaguesve shqiptarë janë keqpërdorur dhe i kërkoi SPAK që mos të merret vetëm me fustanet por edhe me “5D” dhe shumë afera të […]

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka shkuar me një fustan në duar në foltoren e Kuvendit, duke folur lidhur me shpenzimet e bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxën.
Ai tha se paratë e taksapaguesve shqiptarë janë keqpërdorur dhe i kërkoi SPAK që mos të merret vetëm me fustanet por edhe me “5D” dhe shumë afera të tjera.
“Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që ‘e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me 5D e shumë të tjera. S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës, t’i përdor kryebashkiaku me bandën kriminale.
Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim!”,-tha deputeti.