Besnik Osmani takon banorët e Nakaradës: Fushë Kosova PËRTEJ!

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani, zhvilloi një vizitë në fshatin Nakaradë, ku pati mundësinë të takohet dhe të diskutojë me banorët e këtij komuniteti. Gjatë takimit, ai paraqiti programin e tij qeverisës dhe bashkë me qytetarët diskutoi për mundësitë dhe sfidat që paraqiten për zhvillimin e komunës. Osmani shprehu falënderimet

shtator 17, 2025 - 22:00
 0
Besnik Osmani takon banorët e Nakaradës: Fushë Kosova PËRTEJ!
Besnik Osmani takon banorët e Nakaradës: Fushë Kosova PËRTEJ!

Besnik Osmani takon banorët e Nakaradës: Fushë Kosova PËRTEJ!

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani, zhvilloi një vizitë në fshatin Nakaradë, ku pati mundësinë të takohet dhe të diskutojë me banorët e këtij komuniteti. Gjatë takimit, ai paraqiti programin e tij qeverisës dhe bashkë me qytetarët diskutoi për mundësitë dhe sfidat që paraqiten për zhvillimin e komunës.

Osmani shprehu falënderimet e tij për pritjen e ngrohtë dhe për idetë e vlefshme që banorët e Nakaradës ndanë me të. Ai theksoi se angazhimi i tij është që, së bashku me qytetarët, të ndërtojnë një vizion për një Fushë Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të qëndrueshme.

“Fushë Kosova është një komunë me potencial të madh, dhe përmes një qeverisjeje të përgjegjshme dhe angazhimi të drejtpërdrejtë me qytetarët, mund të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të kushteve të jetesës për të gjithë,” tha Osmani.

Postimi i plotë: 

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj banorët e Nakaradës, ku bashkë me ta diskutuam dhe shtjelluam programin tim qeverisës si kandidat për kryetar të Fushë Kosovës.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për idetë e vlefshme që ndanë me mua.

Së bashku, po ndërtojmë vizionin për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Fushë Kosova PËRTEJ!
LDK, 113! ????