Sokol Haliti takohet me banorët e Stubllës së Poshtme në Viti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Stubllës së Poshtme dhe të lagjes “Hasan Prishtina”, në konakun e Avdullah Mustafës. “Sonte pata kënaqësinë të takoj banorët dhe të bisedoj hapur për sfidat e përditshme, nevojat dhe prioritetet e tyre. Ky komunikim i drejtpërdrejtë është themeli i


Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Stubllës së Poshtme dhe të lagjes “Hasan Prishtina”, në konakun e Avdullah Mustafës.
“Sonte pata kënaqësinë të takoj banorët dhe të bisedoj hapur për sfidat e përditshme, nevojat dhe prioritetet e tyre. Ky komunikim i drejtpërdrejtë është themeli i një bashkëpunimi të ndërsjellë dhe i punës së përbashkët për zhvillim, përparim dhe kushte më të mira për të gjithë qytetarët tanë,” tha Haliti.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe besimin e vazhdueshëm të qytetarëve.
