Bexheti: Ministria e Bujqësisë ndau 12 milionë denarë për projektin laboratorik të UT

Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, The post Bexheti: Ministria e Bujqësisë ndau 12 milionë denarë për projektin laboratorik të UT appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2024 - 03:00
 0  6
Bexheti: Ministria e Bujqësisë ndau 12 milionë denarë për projektin laboratorik të UT

Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, dhe shefit të laboratorit e koordinator i projektit, Prof. Dr. Ismail Ferati. Këtë nismë e njoftoi zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve shkencore dhe laboratorike në sektorin e bujqësisë.

Kjo marrëveshje përfshin financimin e një projekti laboratorik për krijimin e shembujve demonstrativë shkencorë, përmes blerjes së pajisjeve moderne laboratorike për analizën e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Ky projekt, me vlerë prej 12 milionë denarë, është financuar përmes Programit për Mbështetje Financiare për Zhvillimin Rural për vitin 2024, pjesa II, masa 1: “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillimin rural,” nënmasa 1.6 – Investime për krijimin e shembujve demonstrativë shkencorë.

The post Bexheti: Ministria e Bujqësisë ndau 12 milionë denarë për projektin laboratorik të UT appeared first on Flaka, në çdo lajm... .