Britania e Madhe do të bashkëpunojë me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për shtypjen e emigracionit të paligjshëm

Britania e Madhe do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për të parandaluar dhe shtypur migracionin e paligjshëm, njoftoi qeveria britanike, raportoi BBC. Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe bashkëpunimin me tre vendet e rajonit, transmeton Portalb.mk. “Ky rajon është një rrugë kyçe e përdorur nga […]

Nëntor 7, 2024 - 19:00
 0  5
Britania e Madhe do të bashkëpunojë me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për shtypjen e emigracionit të paligjshëm

Britania e Madhe do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për të parandaluar dhe shtypur migracionin e paligjshëm, njoftoi qeveria britanike, raportoi BBC. Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe bashkëpunimin me tre vendet e rajonit, transmeton Portalb.mk.

“Ky rajon është një rrugë kyçe e përdorur nga ata që përfundojnë ilegalisht në Bashkimin Evropian ose në Mbretërinë e Bashkuar, me pothuajse 100.000 emigrantë që kaluan tranzit nëpër Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar”, tha qeveria britanike.

Kryeministri Keir Starmer do të shpallë planet në takimin e sotëm të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Budapest.

Britania tashmë ka marrëveshje me vende, përfshirë Shqipërinë dhe Turqinë, për të shkëmbyer informacione për të penguar grupet e kontrabandës së emigrantëve.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut i është bashkuar Rrjetit evropian të migracionit në Bashkimin Evropian. Ministri për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, gjatë vizitës së tij në Budva, në kuadër të Forumit BE-Ballkani Perëndimor, nënshkroi Marrëveshjen për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në Rrjetin evropian të migracionit.