Bexheti: Nuk kemi paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve lokale, por është e mundur kriza politike

Nuk kemi paralajmëruar asnjë bojkot, gjithmonë kemi qenë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje, dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare legjitimiteti elektoral i shqiptarëve etnikë dhe i komuniteteve tjera etnike është te Fronti Evropian. Kështu është shprehur deputeti i BDI-së Blerim Bexheti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), transmeton Portalb.mk. Ai tha […]

Mars 9, 2025 - 12:00
 0  6
Bexheti: Nuk kemi paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve lokale, por është e mundur kriza politike
Blerim Bexheti. Foto nga Facebooku i tij zyrtar

Nuk kemi paralajmëruar asnjë bojkot, gjithmonë kemi qenë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje, dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare legjitimiteti elektoral i shqiptarëve etnikë dhe i komuniteteve tjera etnike është te Fronti Evropian. Kështu është shprehur deputeti i BDI-së Blerim Bexheti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), transmeton Portalb.mk.

Ai tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kuvend u hapën si debat nga të gjithë, duke filluar nga kryeministri Mickoski.

“Por fakti është se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga kjo situatë në të cilën nuk respektohet legjitimiteti i bashkësisë së dytë etnike në vend. Sepse vetëm kështu do të rikthehet stabiliteti, stabiliteti politik, por edhe mundësia e stabilitetit në ekonomi dhe në të gjitha sferat e tjera në vendin tonë dhe për të punuar drejt progresit dhe të mirës së përgjithshme të qytetarëve. Është e papranueshme të respektohet vetëm njëri legjitimitet në shtet nga dy bashkësitë më të mëdha etnike në vend, andaj kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Bexheti.

Ai shtoi se në takimet që kanë pasur me qytetarët, ata kanë ngritur shqetësimin për Ligjin e Gjuhëve.

“Natyrisht, ne jemi të zgjedhur nga shqiptarët dhe qytetarët dhe jemi të vetëdijshëm se çfarë do të jetë reagimi, prandaj është shprehur qëndrimi se nuk ka gjasa që të ketë zgjedhje lokale, sepse po prishet stabiliteti etnik”, tha Bexheti.

Ai ka shtuar se pritet të ketë krizë politike.

“Sigurisht që do të ketë krizë politike nëse do të preket Ligji për Gjuhët”, tha Bexheti.

Kujtojmë që paralajmërimet për bojkot të zgjedhjeve lokale janë përmendur disa herë nga eksponentë të BDI-së, ndërkaq partitë tjera nuk e kanë marrë seriozisht këtë.

Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti (2025).