Aktakuzë për tentim vrasje në afërsi të Shkupit

Pas kryerjes së procedurës hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal. Në lidhje me të njëjtën ngjarje, kundër një personi tjetër është ngritur aktakuzë për – Ndihmë ndaj kryerësit në kryerjen […]

Mars 9, 2025 - 12:00
 0  6
Aktakuzë për tentim vrasje në afërsi të Shkupit
prokuroria

Pas kryerjes së procedurës hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal. Në lidhje me të njëjtën ngjarje, kundër një personi tjetër është ngritur aktakuzë për – Ndihmë ndaj kryerësit në kryerjen eveprës penale nga neni 365 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria informoi se i akuzuari 37-vjeçar, për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të pazgjidhura debitore-kreditore, me 10 dhjetor 2024 ka tentuar të vrasë një person në fshatin Mirkovc.

“Para shtëpisë së babait të viktimës, dy të pandehurit kanë mbërritur së bashku me një taksi dhe kanë thirrur viktimën jashtë. Kur u shfaq në derën e përparme, i pandehuri i parë nxori një armë dhe qëlloi një predhë të vetme direkt ndaj viktimës. Ai e ka vërejtur në kohë armën dhe është tërhequr menjëherë pas derës që mbyllej automatikisht dhe plumbi ka përfunduar në mur”, informoi Prokuroria.

I pandehuri ka filluar të trokasë dhe shkelmojë derën, duke tentuar të futet me forcë në shtëpi, por nuk ka arritur dhe më pas të dy të pandehurit janë larguar së bashku.

“I pandehuri i dytë për të ndihmuar të pandehurin e parë pas kryerjes së krimit ka marrë me vete armën. Më 23 dhjetor 2024, me të njëjtën armë ka kryer veprën penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, për të cilin është dënuar më 22 janar 2025, në bazë të pranimit të fajësisë”, thanë nga Prokuroria.

Prokurori publik kompetent bashkë me aktakuzën ka paraqitur propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të pandehurin e parë. Ndërsa i pandehuri i dytë ndodhet në paraburgim.