Bexheti sfidon Mickoskin: “Nëse s’na beson për zgjedhje të parakohshme, hajde votojmë!”

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke e akuzuar këtë të fundit për “frikë” The post Bexheti sfidon Mickoskin: “Nëse s’na beson për zgjedhje të parakohshme, hajde votojmë!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 9, 2025 - 11:00
 0  5
Bexheti sfidon Mickoskin: “Nëse s’na beson për zgjedhje të parakohshme, hajde votojmë!”

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke e akuzuar këtë të fundit për “frikë” dhe jo për “mosbesim”.

Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Bexheti i bën thirrje Mickoskit që të mos i ikë përballjes elektorale dhe propozon që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në tetor, së bashku me zgjedhjet lokale.

“Kur frika maskohet si mosbesim. Mickoski ‘nuk beson’ që jemi serioz për zgjedhje të parakohshme? Atëherë hajde, nesër votojmë për zgjedhje të parakohshme,” shkruan Bexheti.

“Frika nga rënia dhe fundosja e Vredi-t”

Deputeti i BDI-së shpreh bindjen se partia e Mickoskit nuk ka më besim se mund të përsërisë rezultatin e vitit të kaluar dhe se një nga shqetësimet kryesore është edhe fati i koalicionit “Vredi”, të cilin e cilëson si “vasal” të qeverisë aktuale.

“Problemi i tij i vërtetë është frika – frika se nuk mund ta përsërisë rezultatin e vitit të kaluar. Dhe ka edhe një hall më të madh: vasali i tyre, Vredi, pas zgjedhjeve mbetet me maksimum 5 deputetë,” thekson Bexheti.

Ai shton se shqiptarët tashmë e kanë “lexuar skemën e përçmimit” dhe se kësaj radhe do ta japin përgjigjen e tyre përmes votës.

“Kur nuk ke as votë, as vizion, as vlera…”

Bexheti përfundon deklaratën e tij me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj pushtetit aktual:

“Kur nuk ke as votë, as vizion, as vlera – të mbetet vetëm propaganda. Shihemi në kutitë e votimit – aty populli flet!” Flaka Media

The post Bexheti sfidon Mickoskin: “Nëse s’na beson për zgjedhje të parakohshme, hajde votojmë!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .