Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

Për të dytën ditë me radhë zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Izmir të Turqisë, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Autoritetet turke bënë më dije se 4 fshatra dhe 2 lagje të qytetit janë evakuuar ndërsa 21 persona lënduar kanë dalë nga spitali pas trajtimit. Video me dronë […]

qershor 30, 2025 - 19:00
 0  4
Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

Për të dytën ditë me radhë zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Izmir të Turqisë, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Autoritetet turke bënë më dije se 4 fshatra dhe 2 lagje të qytetit janë evakuuar ndërsa 21 persona lënduar kanë dalë nga spitali pas trajtimit.

Video me dronë treguan shtëpitë e djegura dhe shkatërrim të madh në disa lagje të rajonit perëndimor.

Çatitë e shumë banesave janë shembur, me zjarrin që ka lënë pas  mure të djegura dhe tym. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon nga toka dhe ajri.

Helikopterë, avionë zjarrfikës dhe mjete të tjera bashkë me 1 mijë njerëz, janë mobilizuar për shuarjen e flakëve.

Zonat bregdetare të Turqisë po përballen prej disa vitesh me zjarret teksa sezoni veror bëhet gjithmonë e më i nxehtë dhe I thatë, si pasojë e ndryshimeve klimatike.