Bislimi e Mathisen takim lamtumirës, biseduan mbi situatën në vend
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim lamtumirës Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg. Bashkë me të në këtë takim ishte edhe pasuesi i tij në këtë pozitë, Eirik Nestås Mathisen. Në këtë takim, siç ka bërë të ditur Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë u bisedua mbi situatën në vend
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim lamtumirës Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg. Bashkë me të në këtë takim ishte edhe pasuesi i tij në këtë pozitë, Eirik Nestås Mathisen.
Në këtë takim, siç ka bërë të ditur Zyra për Komunikim me Publikun e Qeverisë u bisedua mbi situatën në vend dhe progresin e katër viteve të fundit.
“Zëvendëskryeministri theksoi ndër të tjera rritjen ekonomike, rritjen e punësimit me theks tek të rinjtë dhe gratë, mbështetjen për herë të parë përmes shtesave për fëmijë dhe nënat lehona, fillimi i operimit në bilanc pozitiv i ndërmarrjeve publike, apo edhe sundimi i ligjit”, bëhet e ditur ë komunikatë.
Gjithashtu, në këtë takim si sukses është përmendur liberalizimi i vizave për kosovarët, puna e zhvilluar në kuadër të Planit të Rritjes e rankimi i siç kanë thënë i lartë i Kosovës në matjet dhe indekset ndërkombëtare e që për qeverinë janë si dëshmi e zhvillimit demokratik të vendit.
“U vlerësua dhe arritja së fundmi e marrëveshjes për Tregti të Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Norvegjia, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime dhe bashkëpunim më të madh ekonomik e tregtar mes nesh. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, krahas thellimit të bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me shtetet e tjera të Evropës”, përfundon komunikata.