Pas reagimit të qytetarëve, flamuri shqiptar u rikthye në Muzeun e Alfabetit në Manastir! Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar

Mëngjesin e sotëm, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Muzeun e Alfabetit në Manastir mungoi flamuri shqiptar, i cili çdo vit, vendoset në ballkonin e objektit, përkrah flamurit maqedonas. Për këtë në deklaratë për TV21 reaguan qytetarët. “Sivjet flamurin nuk e gjeta këtu, flamuri i popullit shqiptar nuk është. Edhe mua më intereson […] The post Pas reagimit të qytetarëve, flamuri shqiptar u rikthye në Muzeun e Alfabetit në Manastir! Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 22, 2024 - 15:00
 0  5
Pas reagimit të qytetarëve, flamuri shqiptar u rikthye në Muzeun e Alfabetit në Manastir! Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar

Mëngjesin e sotëm, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Muzeun e Alfabetit në Manastir mungoi flamuri shqiptar, i cili çdo vit, vendoset në ballkonin e objektit, përkrah flamurit maqedonas. Për këtë në deklaratë për TV21 reaguan qytetarët.

“Sivjet flamurin nuk e gjeta këtu, flamuri i popullit shqiptar nuk është. Edhe mua më intereson pse, çfarë u bë? Punët nuk duhet të bëhen në heshtje, duhet të dëftohen, ata që i kanë marrë votat nuk duhet të flenë”, tha Sefer Rafani nga Kërçova.

Menjëherë pas publikimit të reagimeve në TV21, punonjësit e Muzeut vendosën flamurin shqiptar, por edhe atë maqedonas. Për mungesën e flamujve pyetëm pyetëm drejtorin e Muzeut, Nuer Arsllani, i cili tha se ishte një lëshim i vogël, dhe se ka ndodhur ngase ka pak të punësuar në këtë institucion.

“Lëshim i vogël nga vet të punësuarit. Gati çdo vit ne po e nxjerrim flamurin tonë shqiptar edhe flamurin e shtetit ku jetojmë, por ja këtë vit ishim pak të zënë, me që jemi edhe shumë pak të punësuar këtu në Muze, edhe u bë një lëshim i vogël”, deklaroi Nuer Arsllani, drejtor i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Ndryshe, si çdo vjet, edhe sivjet, në 116 vjetorin e unifikimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, qytetarët vizituan Muzeun e Alfabetit. Edhe sivjet pati qytetar nga të gjitha trevat shqiptare.

The post Pas reagimit të qytetarëve, flamuri shqiptar u rikthye në Muzeun e Alfabetit në Manastir! Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar appeared first on InfoShqip.com.