Bizneset ankohen për vonesat e subvencionimit nga Qeveria të punëtorëve të angazhuar nëpërmjet “Superpuna“

Qeveria e Kosovës një vit më parë ka lansuar platformën “Super Puna”, përmes së cilës ekzekutivi subvencionin punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar. Përmes platformës “Super Puna” pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund të mbajë […]

qershor 11, 2024 - 05:31
 0  5
Bizneset ankohen për vonesat e subvencionimit nga Qeveria të punëtorëve të angazhuar nëpërmjet “Superpuna“
bizneset-ankohen-per-vonesat-e-subvencionimit-nga-qeveria-te-punetoreve-te-angazhuar-nepermjet-“superpuna“

bizneset-ankohen-per-vonesat-e-subvencionimit-nga-qeveria-te-punetoreve-te-angazhuar-nepermjet-“superpuna“

Qeveria e Kosovës një vit më parë ka lansuar platformën “Super Puna”, përmes së cilës ekzekutivi subvencionin punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Përmes platformës “Super Puna” pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund të mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re por edhe ta largojë.

Në shkurt të këtij viti, Kurti ka deklaruar se janë subvencionuar afër 9400 persona. Nga ky numër, 3108 të rinj kanë vazhduar punën duke lidhur kontrata të rregullta me kompanitë private.

Shahini: Me “Super Punën” nuk mund të krenohemi, ka vonesa të subvencionimeve

Disa biznese që kanë të punësuar punëtor përmes kësaj platforme kanë thënë për “Front Online” se ka vonesa nga Qeveria për t’i subvencionuar.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Janë disa vonesa, por në shumicën e rasteve janë të natyrshme”.

Shahini, thotë se nga super puna nuk mund të krenohemi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të krijojë një ambient tjetër ekonomik.

“Nga Super Puna nuk mund të krenohemi shumë që po arrijmë objektivat tona për t’i punësuar njerëzit e qëndrueshëm në punë. Qeveria duhet të krijojë një ambient tjetër ekonomik e biznesor’’, thekson ai.

Kreu i AKB-së, thotë se paratë që jepen për të punësuarit përmes platformës, nuk janë para të Qeverisë, por të qytetarëve.

‘’Ato para nuk janë të qeverisë janë të taksapaguesve dhe ne dëshirojmë që paratë  tona të kthehen në treg për konsum në forma të ndryshme duke fuqizuar fuqinë blerëse’’, shprehet Shahini.

Kryetari i OEK: “Super Puna” nuk ka ndikim në zhvillimin ekonomik

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna po thotë se vonesat e Qeverisë për t’i subvencionuar bizneset shkaktojnë pasiguri.

“Nuk është mirë që ka vonesa, sepse shkakton sfida për bizneset dhe pasiguri”, tregon Rafuna për Front Online”.

Sipas Rafunës, “Super Puna” nuk po ndikon në zhvillim ekonomik.

Ai thotë se duhet të ketë investime publike e private për ndikim në zhvillim.

“Platforma e Qeverisë kështu siç po shkon tani nuk ka ndikim në zhvillim ekonomik. Duhet investime publike, private e shërbime sa më të mëdha për të pasur ndikim në zhvillimin ekonomik”.

Gërxhaliu: “Super Puna” më shumë është demotivuese se sa që motivon të rinjtë për punësim

Safet Gërxhaliu, ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për “Front Online” se platforma “Super Puna” më shumë është demotivuese se sa që motivon të rinjtë për punësim.

Gërxhaliu, thotë se punësimi nuk është “fontanë dëshirash”.

“Punësimi nuk është fontanë dëshirash me ide se çfarë është Super Puna një aktivitet i cili më tepër të demotivon se sa që ndikon në punësim as motivim për të rinj nuk është me qëndruar në Kosovë”.

Sipas tij, garancë për punësim dhe krijim të vendeve të punës do të ishte fuqizimi i sektorit privat.

 ‘’Garanca e punësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës është mbështetja  e fuqizimit të sektorit privat, vetëm ky sektor mund të krijojë vende të reja të punës, duhet të ndërpriten këto eksperimente e të kemi një punësim të qëndrueshëm”.

Në Kosovë 11.8 % është papunësia, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Përndryshe, Front Online i ka dërguar pyetje Ministrisë së Financave në lidhje me vonesat e pagesave për bizneset që kanë angazhuar punëtorë nëpërmjet platformës “Superpuna”, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Front Online