Blerim Islami filloi detyrën e kryetarit të Dollnenit

Blerim Islami nga koalicioni VLEN ka nisur detyrën e kryetarit të komunës së Dollnenit. VLEN përmes një komunikate ka theksuar përkushtimin e Blerim Islamit në krye të kësaj komune: Dje, Komuna e Dollnenit ka hapur një kapitull të ri shprese, vizioni dhe përparimi, me zyrtarizimin e mandatit të kryetarit të ri, Blerim Islami. Ky moment […]

Nëntor 11, 2025 - 21:00
 0
Blerim Islami filloi detyrën e kryetarit të Dollnenit

Blerim Islami nga koalicioni VLEN ka nisur detyrën e kryetarit të komunës së Dollnenit.

VLEN përmes një komunikate ka theksuar përkushtimin e Blerim Islamit në krye të kësaj komune:

Dje, Komuna e Dollnenit ka hapur një kapitull të ri shprese, vizioni dhe përparimi, me zyrtarizimin e mandatit të kryetarit të ri, Blerim Islami.
Ky moment shënon jo vetëm ndërrimin e udhëheqjes lokale, por fillimin e një epoke të re për Dollnenin, një epoke ku fjala, vullneti dhe puna do të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët.

Kryetari Blerim Islami, në përputhje me filozofinë e VLEN-it, ka theksuar se dyert e Komunës së Dollnenit do të jenë gjithmonë të hapura për çdo banor, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike. Kjo është dëshmia më e qartë se qeverisja me dinjitet dhe gjithëpërfshirje është themeli mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja e kësaj komune.
Nën udhëheqjen e tij, Dollneni do të shndërrohet në shembull të qeverisjes së ndershme dhe transparente, ku prioritet do të jenë zhvillimi infrastrukturor, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe mbrojtja e interesit publik.

Koalicioni VLEN shpreh besimin e plotë se ekipi i ri në Dollnen do të rikthejë energjinë pozitive, punën e përditshme dhe respektin për qytetarin duke dëshmuar se ndryshimi nuk është vetëm premtim, por realitet që po ndodh. Me VLEN-in në pushtet lokal, Dollneni do të bëhet model i qeverisjes moderne, bashkëpunuese dhe vizionare! Zoti bekoftë punën e re për një Dollnen më të pastër, më të zhvilluar dhe më modern!“, thekson VLEN.(INA)