Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve. Në fjalën e tij, Berisha u ndal në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama arrestoi liderët e opozitës para zgjedhjeve, duke iu referuar kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe vetes […]

Nëntor 11, 2025 - 15:30
 0
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve. Në fjalën e tij, Berisha u ndal në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama arrestoi liderët e opozitës para zgjedhjeve, duke iu referuar kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe vetes së tij, me qëllim për të fituar zgjedhjet.

“Ne vijmë në këtë takim pasi ju, anëtarë, por dhe mbështetësit e simpatizantët tanë, derdhët lumenj djerse, me ndershmëri e sakrifica, për një proces zgjedhor që vendi duhej të kishte. Me çfarë u përballën ata dhe ju? Ata u përballën, së pari, me një politikë terrori ndaj opozitës. Edi Rama, në traditën e babait të tij xhelat, në një vit elektoral, arrestoi si persona nën hetim, pa asnjë fakt penal, liderët e dy partive opozitare dhe vuri në ndjekje penale të tretin. Akt të tillë e ka bërë identik Saied–i Tunizisë, i cili në vit elektoral arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të fituar në zgjedhje për aq sa deshi.”, shtoi Berisha.