Kica-Xhelili: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit lidhet drejtpërdrejt me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për çështjen e rezervave shtetërore.  Në një postim në Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se ky rast nuk ka të bëjë vetëm me Hajdarin, por edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe

Nëntor 11, 2025 - 20:00
 0
Kica-Xhelili: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit lidhet drejtpërdrejt me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen
Kica-Xhelili: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit lidhet drejtpërdrejt me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Kica-Xhelili: Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit lidhet drejtpërdrejt me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për çështjen e rezervave shtetërore. 

Në një postim në Facebook, Kica-Xhelili ka thënë se ky rast nuk ka të bëjë vetëm me Hajdarin, por edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo kujtoi se Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore ishte sabotuar për gjashtë muaj nga Vetëvendosja, përmes mungesës së kuorumit, mosvotimit të dokumenteve dhe pengesave të tjera që, sipas saj, kishin për qëllim mbulimin e skandalit.

Sipas deputetes, procesi i blerjes së rezervave shtetërore ishte negociuar nga persona të afërt me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe se përfshirja e Kurtit ishte vendimtare në çdo hap të këtij procesi.

“Mielli dhe vaji u patën shpallur ‘sekret shtetëror’ vetëm për këtë rast, dhe asnjëra nga këto nuk mund të bëhej pa Albin Kurtin”, ka shkruar ajo, duke shtuar se aktakuza është e vonuar dhe se Hajdari ka qenë vetëm zbatuese e urdhrave të eprorit të saj politik.

Kica-Xhelili ka theksuar se kjo është vetëm një nga shumë çështjet që, sipas saj, lidhen me keqpërdorime të pushtetit nga VV, përfshirë kontratat njëburimore, punësimet e kundërligjshme dhe aferat energjetike.

“Nëse ka drejtësi, kjo qeveri do të konfirmohet si më e korruptuara dhe më e dëmshmja ndonjëherë”, përfundon reagimi i saj.