Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë
Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza. 25-vjeçari u kap në fshatin Zëmblak, ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje. Gjatë aksionit […]
Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia në bazë të informacioneve ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet S.D. pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, të cilën e kishte të ndarë në doza.
25-vjeçari u kap në fshatin Zëmblak, ndërsa dyshohet se sasinë e kokainës e kishte bërë gati për shitje.
Gjatë aksionit policor, u kap po ashtu edhe një mjet ku drejtuesi 20 vjeçar me iniciale A.T. iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabiss sattiva.
Në momentin e ndalimit nga policia, në mjet ka qenë edhe një shtetas tjetër i cili tentoi të largohej me vrap por u kap nga shërbimet e policisë. Lënda narkotike u gjet brenda mjetit të 20-vjeçarit, i cili po ashtu dyshohet se do të bënte shpërndarjen e drogës.
20-vjeçari ra në pranga ndërsa personi tjetër që ishte në makinë dhe tentoi të largohej, u procedua në gjendje të lirë.
Aksioni i mbrëmjes së djeshme u finalizua nga sektori i antidrogës në DVP Korçë, ndërsa mësohet se u kryen edhe kontrolle banesash dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike të kapur në të dyja rastet si edhe telefona celularë. Hetimet vazhdojnë nga policia dhe prokuroria.